Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas gërmimeve në Prekaz të Skenderajt, janë gjetur mbetjet mortore të një individi që i takon kohës së luftës.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se mbetjet do të dërgohen në IML për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe të identifikimit mjeko-ligjor.
“Sot, gjatë vazhdimit të punëve në lokacionin Prekaz i Poshtëm, ekipet e IML-së dhe EULEX, me mbështetjen e policisë, KQPZH dhe ICRC kanë arritur të gjejnë dhe të tërheqin mbetjet skeletore të një individi që i takon kohës së luftës.
Mbetjet mortore janë dërguar në IML me ç’rast do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe identifikimit mjeko ligjor”, ka shkruar Haxhiu.