Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kritikoi kryeministrin Albin Kurti, se po përpiqet të mbulojë skandalet e qeverisjes së tij, duke u marrë me Serbinë dhe Rusinë.
Gjithashtu Haziri u shpreh se situata në Kosovë është shqetësuese, pasi sipas tij qytetarët tashmë ndjehen edhe të pasigurt.
Ai ka thënë se Kurti po përpiqet të mbulojë skandalet e qeverisjes së tij, duke u marrë me Serbinë dhe Rusinë dhe e ka cilësuar kryeministrin si një rrezik për Kosovën.
“Metodat e dhunës janë aplikuar në politikë. Në Kosovë është përdorur edhe zjarri, goditja e parlamentit me mjete të ndryshme. Kur ata besojnë te dhuna si mjet për të arritur qëllimet, atëherë dështon shteti. Këto simptoma janë shqetësuese dhe duhet veprim urgjent dhe duhet emëruar prokurori i shtetit, dhe kjo jo sipas kryeministrit, por të zgjidhet nga drejtësia”, tha ndër të tjera Haziri.
DTV