Vushtrria kujdeset që pas borës, rrugët të jenë të kalueshme

Edhe në komunën e Vushtrrisë, rrugët pas reshjeve të borës janë të kalueshme.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Ferit Idrizi, i cili edhe apeloi te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Reshjet e borës kanë nisur të bien në orët e hershme mëngjesin e sotëm.

Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ajo, janë të kalueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.