A do marrë drejtimin e Kosovës? Flet De Biasi

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi së fundmi në një intervistë ndër temat e trajtuara, foli edhe për kombëtaren e Kosovës, e cila pas shkarkimit të Primoz Glihas momentalisht është pa trajner.

Ai tha se te kombëtarja e Kosovës lojtarët janë shumë të mirë dhe se kanë vlera e cilësi, të cilët shumica luajnë nëpër Europë.

“Ajo e Kosovës është një skuadër që ka vlera, cilësi, ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Europë dhe besoj se janë kushtet për të punuar mirë. Pastaj çdo gjë varet nga ngritja e një grupi kompakt lojtarësh që mendojnë se arritja e objektiva në jetë është e mundur”, tha ai.

I pyetur se a është i gatshëm që të bëjë një bashkëpunim me Kosovën dhe të jetë trajner i skuadrës së saj, De Biasi theksoi: “Për momentin jo nuk jam kontaktuar”.

Ish-selektori i Kombëtares shqiptare shihet si njëri prej kandidatëve për ta marrë drejtimin e “Dardanëve”, duke e pasuar kështu të larguarin Primoz Gliha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.