//

Diaspora ka dërguar 1.2 miliardë euro në Kosovë deri në muajin tetor

Vlera e mjeteve nga mërgata deri në muajin tetor është një miliardë e 200 milionë euro. Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin tetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, muaj ishin 110.5 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha e këtyre dërgesave ishin nga institucionet financiare jo- bankare me pjesëmarrje prej 60.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.2% dhe bankat me 15.4%.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 300.4 milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.60 miliardë eurove.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 496.5 milionë eurove.

● 1.2 miliard euro, vlera e dërgesave nga mërgata

● 300.4 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimit

● 2.6 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale

● 496.5 milionë euro, asetet e ndërmjetësuesve të tjerë financiar

Leave a Reply

Your email address will not be published.