/

Kurti uron shqiptarët në mbarë botën: E drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh

Kryeministri Albin Kurti ka uruar pavarësinë e Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën.

“Urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Që nga fitorja e Skënderbeut në Krujë e deri te Shpallja e Pavarësisë së vitit 1912, sot na kujton se e drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh, duke simbolizuar shpirtin dhe qëndresën e popullit shqiptar”, ka shkruar Kurti në anglisht në X.

Ai sot gjatë ditës ka qëndruar në Vlorë ku u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit bashkë me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.