Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka nisur takimin e saj me përfaqësues të shoqërisë civile.
Pak para takimit, Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi duke hedhur flakadanë që krijuan tym të madh të zi pranë hotelit në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile.
Policia e Kosovës u pa duke i arrestuar disa prej anëtarëve të PSD-së, kurse lëndime morën edhe disa gazetarë.
Trendafilova e pyetur për këtë protestë, tha se PSD mund të vijë e të diskutojë në hotel në vend që të bëjë protesta.
“Nuk e kuptoj se përse po bëhen veprime të tilla. Mund të vijnë këtu, të diskutojmë”, ka thënë Trendafilova.