Sabit Geci pagëzohet, ndërron emrin dhe fenë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci është pagëzuar në Famullinë e Llapushnikut. 

Kështu është bërë e ditur në një postim në rrjetin social në Facebook të faqes së Famullisë “Shën Mëhilli”, në Doblibarë.

Pos fesë në njoftim thuhet se Geci ka ndërruar edhe emrin, nga Sabit në Kastriot.

“Pagëzimi i ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci. Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, shkruhet në njoftimin e famullisë.

Po ashtu është kontaktuar edhe prifti i Famullisë “Shën Mëhilli”, në Doblibarë i cili e konfirmoi lajmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.