Blerim Vela largohet nga pozita e shefit të stafit të presidentes, Osmani ia pranon dorëheqjen

Blerim Vela nuk do të jetë më shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.

Mediumi ka siguruar vendimin e presidentes Osmani, ku konfirmohet largimi i tij.

Vela ishte emëruar shef i stafit të presidentes Osmani tre vite më parë.

Image

Ai është i njohur për postimet në rrjetin social “X”.

Në fillim të këtij muaji, Vela kishte përdorur një ironi duke kërkuar që gazetari, Fahri Musliu, të bëj testin e ADN-së me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Për këtë ai kërkoi falje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.