Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njofton për ndërtimin e një çerdhe në Batllavë të Podujevës, aty ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje.
Ministrja Nagavci tha se investimi për këtë çerdhe kap vlerën e 448,209.88 euro.
“Ky objekt do të ketë sipërfaqe 756.5 metra katrorë dhe është i destinuar për 60 fëmijë”, njofton ajo.
Sipas saj, ditët në vijim do të vazhdohet me fillimin e ndërtimit të çerdheve edhe në komunat tjera.