Abelart Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike te Kosovës, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit tha se pushteti duhet të reflektojë ndaj kërkesave të Policisë dhe zjarrfikësve.
Tahiri gjithashtu njoftoi se pas dy javësh do të mbahet seanca e radhës, ku në rend dite është shqyrtimi në lexim të dytë i buxhetit për vitin 2024.
“Seancat e radhës do të mbahen pas dy javësh, kur do ta kemi për shqyrtim buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. Kërkojmë nga partia në pushtet që të reflektojë për pagesën e Policisë së Kosovës, karshi kërkesave të zjarrfikësve, kërkesave të disa kategorive esenciale, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme, karshi kërkesave të veteranëve, që të plotësohen ato dhe të amendamentohet buxheti ku janë në komision dhe të plotësohen këto kërkesa”, tha Tahiri.
Por përveç kësaj, ai ka folur edhe për aksionin e Policisë së Kosovës.
Ai u shpreh se angazhimi maksimal i Policisë për shkatërrimin e një bande kriminale të rrezikshme për qytetarët, thotë se Policia nuk ka nevoje për lëvdata, por për veprime konkrete.