“Vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes”, për këto dy vepra po dyshohen Naim Murseli dhe i arrestuari tjetër

Policia e Kosovës ka konfimruar sot se janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas burimeve një nga të arrestuarit është burri i Liridonës, Naim Murseli dhe i arrestuari i dytë është nga Gjakova.

Ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes.

Liridona Murseli është vrarë nga arma e zjarrit në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit derisa kishte qenë në makinë bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët.

Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre iu ishte bërë pritë nga hajnat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.