Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është duke trajtuar rastet e raportuara së fundmi, lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e poashtu, mos operimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private, këtë e bënë të ditur përmës faqës zyrtare në Facebook.
Poashtu, ShSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësorë, në institucionet e ShSKUK-së, t’i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në ShSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve, thuhet në njoftim.
DTV