Maqedonia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa kryersi i vrasjes së dyfishtë është person i njejtë i cili sipas ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd.
Për këtë vrasje dyshohen pesë persona. Vlatko Kekishov është ndaluar dhe i është caktuar masë paraburgimi. Velibor Manev është personi i dytë me paraburgim. Prokuroriaka kërkuar paraburgim edhe për personin e tretë Bore Videvski nga Velesi. Person i katërt i përfshirë në kidnapim të vajzës, Vanja Gjorçevska është babai i së miturës, i cili sipas prokurorit, ka ndihmuar me informacione rreth ndodhjes së vajzës. Personi i arratisur është Lupço Palevski, i cili sipas institucioneve gjendet në Beograd ku ka ikur së bashku me avokatin e tij.
Sipas ministrit Spasovski, Vanja ka qenë e lidhur dhe pastaj është vrarë dhe policia e ka gjetur të varrosur në periferi të Shkupit. Ndryshe, i varrosur është gjetur edhe viktima e parë Pançe Zhezhovski i cili me vite e ka kryer profesionin e berberit në Veles.
DTV