Ministrat Donika Gërvalla, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Rozeta Hajdari kanë marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Liridona Ademajt, 30-vjeçares nga fshati Rracaj i Gjakovës e cila u vra të mërkurën në Prishtinë.
Pjesëmarrëse në ceremoninë e rivarrimit të Ademajt është parë edhe Teuta Haxhiu, ish-deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është me prejardhje nga Gjakova.
Në lamtumirën e fundit për të ndjerën, të pranishëm janë edhe deputetët Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari-Lila dhe Hajdar Beqa.
Ndaj tre të dyshuarve, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murseli, gjykata ka vendosur masën e paraburgimit.
DTV