Bislimi: Vizioni i Qeverisë është ai i integrimit në BE

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë marrë pjesë në “Konferencën mbi Migrimin dhe efektet potenciale të liberalizimit të vizave me BE-në në tregun e punës në Kosovë”.

Bislimi tha se vizioni i qeverisë është ai i integrimit në BE- dhe arritjen e standardeve evropiane, mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin efikas të institucioneve.

“Liberalizimi i vizave është një arritje e rëndësishme e pozitive. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se marrja e vendimit final 8 muaj para nisjes së lëvizjes pa viza, ka ofruar kohë dhe hapësirë për të dizajnuar një fushatë informimi, e cila është shpërndarë e adresuar për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Për sa i përket fushatës për liberalizimin e vizave, Bislimi tha se ka mundësuar që qytetarët e Kosovës të jenë sa më të informuar mbi kushtet e udhëtimit dhe ka siguruar që liberalizimi i vizave të mos keqinterpretohet dhe të keqpërdoret.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.