/

Nesër samiti BE-Ballkani Perëndimor, merr pjesë dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur drejt Brukselit, ku ditën e nesërme, më datë 7 dhjetor, do të marrë pjesë në Samitin “BE-Ballkani Perëndimor – Thyerja e Ngërçit: Gratë, të rinjtë, drejtësia dhe zgjerimi i BE”.

Kryediplomati shqiptar do të jetë pjesë e panelit të parë “Zgjerimi i BE-së: një urgjencë e re gjeopolitike”.

Gjatë samitit të këtij viti, do të ofrohet mundësia për të reflektuar mbi sfidat, rreziqet dhe pasiguritë më urgjente që ka përjetuar rajoni në vitin 2023 dhe të identifikohen perspektivat e tejkalimit të tyre përmes një sërë rekomandimesh politikash.

Ky samit do të ofrojë një mundësi për të reflektuar mbi këto sfida në kontekstin e momentit të ripërtërirë të zgjerimit të BE-së që përfshin jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Ukrainën, Moldavinë dhe vende të tjera të Fqinjësisë Lindore të BE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.