Regjistrohet një parti e re serbe në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Iniciativën , si partinë më të re politike në Kosovë.

Kjo është bërë në mbledhjen e 33-të KQZ-së që është mbajtur të mërkurën.

Kryetar i kësaj partie është Aleksandar Arsenijeviq.

Në këtë mbledhje gjithashtu u tha se Agjencia e Statistikave të Kosovës me 29 nëntor të këtij viti ka kërkuar nga KQZ-ja rreth 700 kuti të votimit, të cilat do të përdoren për Regjistrimin e Popullsisë Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS).

Besnik Buzhala nga Zyra e Partive Politike, tha se pas pranimit të aplikacionit zyra ka shqyrtuar këto dokumente dhe lista e nënshkrimeve është verifikuar edhe nga sekretari i KQZ-së , ku partia ka paguar edhe taksën për regjistrim. Të gjithë votuan pro për pranimin e kësaj partie politike.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.