Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur ditën e premte në Prishtinë.
Një person ka raportuar në polici, se derisa ishte në shtëpinë e tij kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në shtëpinë e tij kishte dëgjuar disa të shtëna me armë. Nga vendi i ngjarjes të dyshuarit janë larguar me një veturë ku nuk kishte arritur qe t’i vërej targat dhe tipin e veturës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar shtatë (7) gëzhoja që dyshohet të jenë të pistoletës me gaz”, thuhet në njoftim.
Rasti vazhdon të mbetet nën hetime.
DTV