Ish-drejtori i Policisë së Kosovës (PK), Rashit Qalaj, ka lavdëruar Policinë për profesionalizmin e treguar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për grabitje e vrasje gjatë muajve të fundit në Kosovë.
Ai ka thënë se asnjë Polici në botë, sa do që është profesionale, nuk ndodhë që në rast të rënda siç kanë ndodhur në Kosovë t’i zbuloj kryerësit e krimeve në pakë ditë, ashtu siç ka bërë Policia e Kosovës.
Qalaj ka thënë se dy muajt e fundit në vend ka pasur një rritje enorme të rasteve të grabitjeve me armë. Sa i përket vrasjes së Liridona Ademajt, Qalaj tha se është një rast që ka tronditur Kosovën dhe është duke marr epilog pasi i dyshuari për organizimin e vrasjes është vetë burri i saj.
“Është e vërtet që këta dy muaj të fundit kemi pasur një rritje enorme të rasteve të grabitjeve me armë. Në këto grabitje me armë ka pasur rasti shkëmbim zjarri në mesë grabitësve në këtë rast dhe Policisë së Kosovës dhe për fat të mirë nuk kemi pasur ndonjë lëndim serioz të Policëve të Kosovës edhe pse dy nga ata janë të plagosur dhe njeri nga ta është lënduar. Rasti parë ka qenë rasti i grabitjes në komunën e Suharekës, ku një policë është plagosur me armë zjarri dhe një tjetër është lënduar. Rasti i dytë kur është lënduar polici i Kosovës është rasti i fundit në arrestimin e këtyre grabitësve që kanë marr pjesë në grabitje në Suharekë. Dhe kemi pasur raste tjera që kanë tronditur Kosovën, siç e dini vrasja e gruas, një vrasje që sigurisht po e merr epilogun, kjo për shkak se nga të dyshimtit që kanë planifikuar dhe kryer vrasjen ka qenë një lloj vrasje me pagesë”.
“Mendoj që sa i përket çështjes së efikasitetit duhet lavdëruar shumë Policinë e Kosovës me qenë që nuk ndodh shpesh në asnjë polici në botë, sa do që të jenë profesional që në dy raste të kalibrit të tillë, siç është rasti i plaçkitjes me armë në Suharekë dhe ky rasti i vrasjes së një gruaje, një nënë të zbulohet brenda disa ditësh. Mendoj që është një punë shumë profesionale dhe policët kanë marr pjesë në këto hetime dhe zbulimin e kryesve meritojnë lëvdatën më të madhe”, tha ai.
Qalaj, i cili është edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se është i shqetësuar për trajtimin jo të duhur që është duke ju bërë Policisë nga ana e Qeverisë.
“Fillimisht ne si qytetarë në radhë të parë dhe e dyta si pjesëtarë të partive politike, jam i lumtur që Polica e Kosovës ka arritur që në afat rekord ti zbuloj kryerësit e këtyre veprave të tmerrshme. Dhe e dyta jam shumë i shqetësuar që Policia e Kosovës nuk është duke u trajtuar si duhet nga qeveria e vendit. Gjatë këtyre grabitjeve më armë dhe shkëmbimit të zjarreve dhe plagosjes së policëve nuk kemi pasur as edhe një deklarim të asnjë ministri, sidomos ministrit të Punëve të Brendshëm dhe as prej kryeministrit, sidomos për rastin e grabitjes në Suharekë. Prononcimi i vetëm ka qenë pas arrestimit të tyre që ndodhi ditë më parë”, tha ai.
Qala theksoi që Policisë i duhet përkrahje jo vetëm nga Qeveria por edhe nga qytetarët, sipas tij, ndihma që qytetarët mund t’i dhurojnë Policisë është që ata të japin informacion sa herë që ajo ka nevojë për ndihmën e tyre.
“Mendoj që Policia e Kosovës do përkrahje të vazhdueshme, do përkrahje jo vetëm nga partia në pushtet jo vetëm nga Qeveri, por do përkrahje nga populli i Kosovës dhe përkrahja nga populli është që sa herë që Policia e Kosovës kërkon ndihmë tekë qytetarët e Kosovës në identifikimin dhe zbulimin e aktorëve të kryerjes se veprave të ndryshme kriminale nga kriminelët e ndryshëm. Nëse qytetari ka ndonjë informacion ta plasoj, ta informoj Policinë e Kosovës dhe mendoj si qytetar kemi obligim ta bëjmë këtë gjë”.
Ai tha se Policia duhet që të këtë mbështetja nga Qeveria me pajisje të nevojshme e ta kenë një pagë të mirë, pasi sipas tij, Policia nuk duhet që të vijë në atë gjendje që të dalë në protesta për të kërkuar të drejtat e tyre.
“Ndërsa çështja e mbështetjes nga Qeveria e Kosovës është çështje tjetër. Mendoj që polici nuk duhet që të vij në gjendje që të dalë në protestë, me qenë që ata duhet që të mbështeten nga qeveria me pajise, duhet të mbështeten me mjete financiare, me buxhet që të kenë një mirëqenie më të mirë, që të kenë pagë më të mirë. Që të kenë uniforma, pajisje, logjistiken e duhur për t’i kryer punët e tyre”, tha ai
DTV