/

Krasniqi: Për komunat që udhëhiqen nga VV, Qeveria ndau më shumë se gjysmën e buxhetit, ky është diskriminimi më i egër institucional

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Qeveria ka ndarë më shumë se gjysmën e buxhetit për investime të reja kapitale për vitin 2024 për katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa për katër komuna që udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës – Ferizajn, Skënderajn, Kaçanikun e Hanin e Elezit, ai tha se nuk është ndarë asnjë cent.

“Gjilani, Shtimja, Kamenica dhe Podujeva përbëjnë 11.6 % të popullsisë së Kosovës, ndërsa u është ndarë 59.5 % e buxhetit për investime të reja kapitale. Ndërkaq, për të gjithë të tjerët, që janë 88.4 % e popullsisë, Qeveria ka ndarë vetëm 40.5 % të këtij buxheti”, shkruan Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Andaj thekson se “ky është diskriminimi më i egër institucional ndaj qytetarëve në historinë e Kosovës, që prej çlirimit të vendit tonë”.

“Kjo qasje e Qeverisë kundër qytetarëve të komunave të cilat nuk i drejton partia në pushtet është shantazh i ulët politik”, shprehet ai.

“Unë ftoj edhe deputetët e Vetëvendosjes, krahas atyre të opozitës, që me votën e tyre të mos e vulosin këtë propozim diskriminues të Qeverisë.Është e turpshme dhe e papranueshme të votohet për një buxhet të tillë”, deklaron Krasniqi.

Postimi i tij i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.