ATK-ja lanson tri shërbime të reja elektronike për tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, të mërkurën ka lansuar tri shërbime të reja elektronike.

Këto tri shërbime elektronike do të ndihmojnë tatimpaguesit të përmirësojnë të kuptuarit e përmbushjes tatimore, të bëjnë vlerësim të obligimeve tatimore, si dhe të raportojnë evazionin dhe parregullsitë tatimore në mënyrë elektronike.

Avni Zogiani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve, tha se qëllim i Ministrisë është që të rriten cilësi er shërbimeve ndaj qytetarëve, e për këtë tha se kanë nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë 20 milionë euro.

“Shërbimet kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve tatimorë që iu ofrohen qytetarëve si dhe i kontribuojnë reformave të brendshëm të ATK-së. Kemi nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 20 milionë euro, përmes së cilës parashihet rritja e sistemeve elektronike, mbrojtja e të dhënave si dhe rritja e numrit të shërbimeve të ofruar të institucioneve”, tha ai.

Alexander Albertine, nga USAID Kosovë, tha se janë ATK-ja ndër vite ka arritura suksese dhe ka përmirësuar integritetin e saj.

“Është shumë inkurajuese që përtej këtyre përfitimeve që janë bërë ATK vazhdon që të përmirësoj shërbimet për tatim paguesit. Jam i sigurt që ATK do të përfitoj shumë. Do të këtë përmirësim të integritetit. Ne si USAID kemi pasur kënaqësinë që kemi qenë partner ATK-në në përmirësimin e integritetit. Ju inkurajoj që të shërbeni si kampion të ndryshimit të ndërtuar mbi qeverisje të mirë”.

Ilir Murtezaj, drejtor ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës, tha se përkundër vështirësive ATK-ja vazhdon të rriss kualitetin e shërbimeve dhe të zgjerimin e gamës së shërbimeve.

“Përkrahja e USAID në ngritje të kapaciteteve të ATK datojnë që nga themelimi i ATK. Përkundër vështirësive ATK vazhdon qe shtoj numrin e tatim paguesve, të rris kualitetin e shërbimeve dhe të zgjerimin e gamës së shërbimeve”.

“Ne kujdesemi që edhe siguria e tatim paguesve të jetë në nivel gjë që ja kemi arritur në vazhdimësi. Rritja e të hyrave që kemi parë gjatë viteve të fundit është dëshmi e potencialit ekonomik që ka vendi ynë”, tha ai.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.