Kryetari i partisë Sociale të Serbisë (SPS) dhe njëherit ministri i Jashtëm i këtij vendi, Ivica Daçiq, ka vazhduar me ofendimet e tij në llogari të shqiptarëve dhe Kosovës.
Duke folur për ekstradimin e mundshëm të Millan Radoiçiqit, i cili kreu sulmin terrorist në Banjskë, ku si pasojë mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy tjerë u plagosën, ka thënë se ‘shqiptarët e malit’ nuk mund të cilësojnë serbët si terroristëi.
Ai nuk hezitoi të pranojë haptazi se fletarresti i lëshuar nga INTERPOL-i për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, nuk do të thotë se ai do t’i dorëzohet Prishtinës.
DTV