Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se Projektligji për buxhetin e vitit 2024 është ‘dokument’ i një partie politike.
Tahiri gjatë seancës theksoi se Kuvendi i Kosovës nuk e mbikëqyrë punën e Qeverisë, por është vet Qeveria që e bën atë.
“Sot kemi një ligj që është kthyer në dokument të një partie politike, të një kabineti që e ak mbështetjen e këtyre deputetëve. E fatkeqësisht këta deputetë nuk i ka pyet askush dhe asnjë amandament të vetëm nuk kanë mundur ta fusin në këtë ligj. Nuk është Grupi Parlamentar i LVV-së dhe Kuvendi i ksoovës që e mbikqyrë punën e Qeverisë, por është Qeveria që në emër të tyre përcakton dhe bëjnë cka duan”, ka thënë Bislimi.
Ai tha se: “ky ligj që i ka 64 amandamente, prej këtyre amandamente asnjë nuk do të miratohet. Jemi duke fol për një dokument puro politik”, u shpreh ai.
Sipas tij, sektori privat është para kolapsit.
“sektori privat është para kolapsit dhe nëse në vitin 2024 nuk e dysfishoni investimin kapital Kosova do të bankrotojë. Me këtë rast shfrytëzoj rasti që t’ia uroj baba dimrit Vitin e Ri, e iu rrit ndera që na i ka dhënë nga 100 euro”, tha ndër të tjera Tahiri.