/

Hoxha: Qytetarët po varen nga disponimi i Kurtit kur po e hap thesin e babadimrit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka folur për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria për pensionistët dhe fëmijët.

Ajo e ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se kjo nuk është mënyra e duhur për t’i ndihmuar qytetarët, por duhet të rriten pagat.

“Tani në këtë kohë krize çkado që dikush merr më shumë, ndjehet i vlerësuar sepse ia lehtëson jetën, kushdo qoftë ai apo ajo. Por në mënyrën se si kryeministri Kurti ka vendosur që t’i trajtojë qytetarët e Kosovës për mua është për keqardhje sepse çdo ditë e më shumë qytetarët po varen nga disponimi i zotit Kurti, kur e hap thesin e babadimrit apo të atij çudibërësit për të dhënë 100 euro për ndonjë kategori të caktuar. Kjo varësi krijon një rrethanë shoqërore që unë nuk ia kisha dashtë Kosovës. Kurti është akteri që po e thellon këtë varësi. Është mungesa e integritetit personal të familjarit, punëtorit, të një njeriu kreativ që dëshiron të paguhet për punën që e ka bërë me meritë dhe jo me prit shtetin me ia dhënë 100 euro”, tha ajo.

Hoxha ka thënë se kjo nuk është mënyra për t’i ndihmuar njerëzit, ndonëse çmimet janë trefishuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.