Sokol Mjacaj ka pranuar te merret në pyetje pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit.
Mjacaj qëlloi me armë zjarri Ilir Xhakjan, i cili mbeti i plagosur dhe Arben Lleshin që ndërroi jetë pas plagëve të marra.
Pas krimit të rëndë, Mjacaj nën kërcënimin e armës ka tentuar të bëjë pengmarrje, por nuk ia ka dalë. Më pas është izoluar në një nga qelitë duke kërcënuar se nëse dikush i afrohet, do ta qëllojë. Pas rreth një ore, ai ka vendosur të vetëdorëzohet.
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes, ndërsa arma dyshohet se është futur me dron.
DTV