/

Kurti: Para nesh pasuroheshin individët e tash shteti, shumë vende vetëm në ëndërr mund t’i shohin rezultatet tona

Kryeministri Albin Kurti të shtunën është mburrur me punën e Qeverisë së tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Kurti u shpreh i bindur se shumë qeveri, në vende të ndryshe nuk i shohin as në ëndërr rezultatet e Qeverisë së tij, duke iu referuar rritjes së të buxhetit për 35% e të hyrave për 15%, prej marrjes së mandatit.

Po ashtu, aika pretenduar se kanë dyfishuar edhe punësimin e të rinjve.

“Në fund të këtij viti sukseset e Qeverisë janë të dukshme. Në krahasohemi me veten, ndërsa jemi të pakrahasueshëm me të tjerët. Progresi në drejtësi është konfirmuar nga ndërkombëtarët. Lufta kundër korrupsionit mbete prioritet. Ekonomia është ma e fortë se kurrë pavarësisht krizave. Qarkullimi i bizneseve ka arritur në 15.33 miliardë euro, eksporti 756.9 milionë euro. Është dyfishuar edhe numri i të rinjve të punësuar”, ka deklaruar ai.

Kurti pretendon se vendet tjera as në ëndërr s’mund t’i shohin rezultatet e qeverisjes së tij.

“Ekonomia e Kosovës për dy dekada është shndërruar për plaç për zhvatje. Të hyrat buxhetore 2.6 milionë euro. Ne po e tejkalojmë vetën. Në vendet e tjera as në ëndërr si shohin këto rezultate, këtë vit 15% më shumë të hyra se në vitin e kaluar. Buxhetin e kemi rritur për 35% më shumë. Ata para neve pasuroheshin individët, tash i ka kapur sikleti që po pasurohet shteti. Me këto të arritura duhet të jemi krenar dhe t’i afirmojmë ato. Ata që i denigrojnë këto mjete nuk i kuptojnë hallet e të gjithëve. Ata që i quajnë këto mjete lëmoshë, nuk e di se çka i mundon familjet”, ka shtuar ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.