Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë me dije se tash ultrazëri i barkut do të bëhet në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare. Deri tash, ky shërbim kryhej në Emergjencën e QKUK’së.
Rama ka thënë se doktorët janë duke u trajnuar dhe më pas fillohet me realizimin e ultrazërave të barkut, në QMF-të në lagjet “Dardania”, “Bregu i Diellit”, “Kodra e Trimave”, “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, QMF në rrugën “Xhemajl Ibishi” dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente.
“Më s’do të keni nevojë të shkoni në Emergjencën e QKUK-së për një ultrazë, këtë do ta bëjmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare në kryeqytet do të bëhet ultrazëri i barkut nga specialistët e mjekësisë familjare🏥”, ka shkruar Rama.