Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Rrezikimi i trafikut publik.
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve A.S., dhe I.H., për shkak të dyshimit zë bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Rrezikimi i trafikut publik që ka rezultuar me vdekjen e një apo më shumë personave.
Ngjarja, e cila ndodhi më 16 dhjetor në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku dyshohet të ketë përfunduar me një garë të paligjshme automobilistikë midis të pandehurve, të cilët udhëtonin paralelisht me shpejtësi shumë të madhe.
Pas një humbje kontrolli nga i pandehuri A.S., automjeti i tij goditi një makinë që ishte në anë të rrugës, duke shkaktuar vdekjen e tre këmbësorëve dhe lëndimin e tre personave të tjerë.
Sipas gjykatës në masën e paraburgimit është marrë parasysh nevoja për të vazhduar me hetimet pa pengesa, duke pasur në konsideratë rrezikun e ndërhyrjes në dëshmi ose ndikimit tek të pandehurit e tjerë.
Gjithashtu është vlerësuar se rëndësia e veprës penale dhe pasojat e rënda që janë shkaktuar nga sjelljet e tyre justifikojnë këtë masë si të arsyeshme dhe të domosdoshme për të siguruar zbatimin e ligjit dhe ardhjen e të pandehurve para drejtësisë.
DTV
150 mg generic viagra