Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka njoftuar se Qeveria Kurti ka përjashtuar kategoritë e luftës nga subvencionimi i energjisë elektrike, edhe pse dihet se subvencionimi për këto kategori është i garantuar me ligj.
Ajo e ka pyetur Albinin pse nuk ua ndalë rrymën serbëve në veri, të cilët nuk e paguajnë, por ua ndalë subvencionet veteranëve të UÇK-së, invalidëve luftës, viktimave e dhunës civile. Kjo qeveri i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhe pse si kategori të veçanta e kanë të garantuar me ligj!
Mos të harrojmë, kjo qeveri e ka rutinë ditore të shkel ligjet e kushtetutën, mos të flasim për injorimin në vazhdimësi të atyre që dhanë gjithçka për lirinë tone”, ka shkruar Aiana Musliu-Shoshi.