Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, tha se investimet e sektorit privat në Kosovë po shënojnë rënie të vazhdueshme përgjatë vitit 2023.
Sipas tij, në tremujorin e tretë të këtij viti, investimet private shënuan një rënie reale vjetore prej rreth 19.9%.
“Në tremujorin e tretë të këtij viti, investimet private shënuan një rënie reale vjetore prej rreth 19.9% (vlerësim i bazuar në të dhënat e ASK-së). Pasqyra e investimeve të sektorit privat është pasqyra më reale e gjendjes së ekonomisë së vendit”, tha ai.