Del para gjykatës i akuzuari për krime lufte, Ekrem Bajroviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën është sjellë i akuzuari për krime Lufte në Kosovë, Ekrem Bajroviq. Ky rast është i Prokurorit Special, Ilir Morina nga departamenti për krime lufte.

10 dëshmitarë janë paraqitur në sallë, të gjykatës për të dëshmuar në këtë rast, mirëpo për shkak të kohës do të ftohen ditëve në vazhdim.

“Sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi për 16 persona të nacionalitetit shqiptar të vrarë nga policia serbe me 08.05.1999, ku ndër ta është edhe i akuzuari Ekrem Bajroviq ku mori pjesë në ekzekutimin këtyre viktimave “ka thënë Ilir Morina, prokuror special për këtë rast.

Në orët e pasdites, do të dëshmojë vetëm dëshmitari Naim Elshani.

Ndryshe i pandehuri Ekrem Bajroviq dyshohet se gjatë periudhës kohore 1998-1999 në Komunën e Istogut, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me personat ende të pa identifikuar, në cilësinë e policit në Stacionin Policor në Gjurakovc, ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre.

Me datë 08.05.1999 në fshatin Saradran ishte sulmuar konvojin e popullsisë civile e cila po lëvizte nga komuna e Istogut në drejtim të Komunës së Klinës dhe kur arrijnë në fshatin Staradran, ndalen nga forcat policore dhe ushtarake serbe ku bënte pjesë edhe i dyshuari, Ekrem Bajroviq, ashtu që fillimisht i plaçkitin civilët e më pastaj i ndajnë burrat nga grat, e më pastaj i sulmojnë duke i vrarë rreth 18 civilë të nacionalitetit shqiptarë, të cilët nuk ishin pjesëmarrës në konflikt, me ç ‘rast ishin vrarë viktimat civile, me këtë ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.