Në Studenqan të Suharekës ka vdekur një foshnje e porsalindur. Sipas policisë foshnja u dërgua në emergjencë nga nëna.
Rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 17:20 është raportuara se në emergjencën e Suharekës një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë. Foshnja është dërguar në emergjencë nga nëna e saj dhe familjarët nga fshati Studençan i Suharekës. Policia ka dalë në vendngjarje, pasi që janë mbledh dëshmitë nga dëshmitarët, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Hetim i vdekjes “, tha Bytyqi.
“Trupi i pajetë dërgohet në egzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha ai.