Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bëre publik shpenzimet e komunave për investimet kapitale.
Ndërsa, komuna e Malishevës dhe ajo e Obiliqit prijnë më rreth 99% e shpenzimeve për investime kapitale gjera përcjellën nga komuna e Ferizajt dhe Rahovecit me 98%.
“Përkundër sfidave të shkaktuara nga institucionet e nivelit qendror komunat e Republikës së Kosovës, anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës, deri më ditën e sotme kanë arritur t’i shpenzojnë mbi 66% të mjeteve për investime kapitale. Kjo është e arritur, marrë parasysh pengesat që shkaktohen nga institucionet e nivelit qendror dhe ligji për prokurimin publik. Kemi komuna që kanë harxhuar mbi 90%, dhe shumica absolute e komunave kanë shpenzuar mbi 60% të këtyre mjeteve”, ka thënë Ibrahimi.
Derisa tha se komunat janë ballafaquar ketë vit më shumë vështirësi, Ibrahimi kritikojë përsëri mos-bashkëpunimin e nivelit qendror me atë të nivelit lokal.
“Komunat janë ballafaquar me shumë probleme gjatë këtij viti si pasojë e mos-bashkëpunimit të mirë me institucionet qendrore siç është problemi i funksionimit efikas i Organit Shqyrtues i Prokurimit publik (mos kthimi i përgjigjeve me kohë), bartja shumë e vonuar e mjeteve nga niveli qendror te ai lokal (kemi raste që mjetet financiare janë bartur në muajt korrik dhe gusht të këtij viti nga niveli qendror te komunat) si dhe burokracia e tepruar që buron nga Ligji mbi Prokurimin publik e që komunat kanë kërkuar qe disa vite dhe kërkojnë edhe tani të amandamentohet por që niveli qendror nuk duket që e ka prioritet amandamentimin e këtij ligji”, shtoi ai.
Më tej, drejtori i AKK-së tha shumica absolute e komunave e kanë plotësuar kushtin për grantin e performancës, derisa potencoi se komunat kanë qenë më performancë më të mirë se niveli qendror.
“Performanca e komunave sa i përket shpenzimeve të mjeteve financiare është shumë më e mirë se sa e nivelit qendror. Nuk e besoj që institucionet e nivelit qëndror deri më sot kanë arritur t’i shpenzojnë 50% të këtyre mjeteve të dedikuara për investime kapitale. Pra, komunat po shihet që kanë kapacitete shumë më të mira sa i përket planifikimit dhe shpenzimit të mjeteve financiere që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, vijojë Ibrahimi.