Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar sërish pranë zyrave të KEK-ut në Prishtinë.
Sipas sindikatës kjo protestë vjen pas dështimit të marrëveshjes për ngritjen e pagave për punëtorët.
Sindikata e KEK-ut vlerëson se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve, dhe paralajmëron hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.