Edhe pse është shumë e shëndetshme, shumë njerëz ende e shmangin ngrënien e hudhrës për shkak të erës së saj.
Megjithatë, kur jemi të pushtuar nga viruset, trupi duhet të forcohet dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është gjumi cilësor, ushqimi, aktiviteti fizik dhe sigurisht – ilaçet natyrale.
Rekomandohet të hani gjashtë thelpinj hudhre të paktën një herë në javë, sepse ndikon mirë në zemër.
Çfarë ndodh pasi hamë hudhër
Gjatë orës së parë: Hudhra tretet në stomak dhe bëhet ushqim ideal për organizmin.
Katër orë pas ngrënies: Ndihmon në luftimin e baktereve dhe viruseve ekzistuese.
Gjashtë orë pas ngrënies: Aktivizohet procesi i djegies së yndyrave të depozituara në trup.
Pas shtatë orësh: Hudhra ka një efekt antibakterial në qarkullimin e gjakut.
Lista me përfitimet e organizmit nga hudhra
Eat This, Not That! liston pesë nga përfitimet e shumta pas konsumimit të hudhrës:
1. Ulje e shtypjes së rritur të gjakut
2. Zvogëlim i nivelit të kolesterolit
3. Mund ta zbutë dhimbjen nga dhëmbi
4. Mund ta zvogëlojë rrezikun nga kanceri
5. Përforcon sistemin imunitar