Redon Ismaili ka qenë zbulimi i këtij viti në Superligën e Kosovës, pasi nga janari deri më tani ka qenë një titullar i rregullt te Gjilani.
Mesfushori i talentuar gjilanas u rikthyer te Gjilani nga huazimi që kishte te Vllaznia e Pozhoranit dhe shkëlqeu në mesfushë, duke u bë një nga mesfushorët më të mirë në Kosovë.
Megjithatë ndeshja ndaj Ballkanit ka qenë e fundit për të me fanellën e Gjilanit, pasi lojtari tanimë ka mbetur i lirë pasi kontrata që kishte me bardhekuqtë i ka skaduar.
Por Ismaili nuk do të mbetet kohë të gjatë pa skuadër, pasi java e parë e janarit pritet që ai të nënshkruajë me ekipin e ri ku do ta vazhdoj karrierën.
Është mësuar se reprezentuesi i Kosovës U21 ka oferta të shumta në tavolinë si nga kampionati kosovar ku kërkohet nga klubet e pjesës së epërme të tabelës, ashtu edhe nga Shkëndija e Tetovës, Partizani i Tiranës dhe Dinamo City.
Gjithsesi agjentët e futbollistit janë duke biseduar edhe me skuadra turke, zvicerane dhe norvegjeze derisa kjo javë pritet të jetë vendimtare për lojtarin i cili do të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën.
21-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje, ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Ismaili do të vendos së shpejti për skuadrën e tij të re, derisa ajo skuadër që do t’i siguroj shërbimet e tij do të bëj një investim të mirë për të ardhmen pasi mesfushori ka potencial të madh për tu shitur me shifra të mëdha në të ardhmen.