Sa lloje qelizash ka në trurin tonë? Zbulimi i ri do të identifikojë shkakun e Alzheimer dhe Parkinson

Truri është organi më kompleks dhe më misterioz që kemi dhe për këtë arsye, studimi i tij vazhdon të na japë informacione të reja, themelore për të zbuluar se si rritet dhe funksionon.

Studimi i fundit i rëndësishëm u krye nga një ekip studiuesish nga Instituti Karolinska në Suedi, së bashku me shkencëtarë të tjerë nga qendra të ndryshme kërkimore në mbarë botën, të cilët hartuan për herë të parë të gjitha llojet e qelizave të pranishme në trurin e njeriut.

Nga kjo hartë e re doli se ka më shumë se 3000 qeliza të trurit të njeriut, një numër shumë më i madh se sa pritej. Neuronet nuk janë të gjithë njësoj dhe shkencëtarët kanë kërkuar për secilin lloj, cilat funksione kryejnë, duke karakterizuar proteinat dhe për rrjedhojë gjenet aktive në çdo lloj qelize.

Deri më tani, ishte studiuar më së shumti korteksi cerebral, në të cilin ishin identifikuar “vetëm” rreth njëqind lloje qelizash. Studimi i ri ka zgjeruar fushën e hetimit në të gjithë trurin me rreth njëqind zona të studiuara. Kështu u kuptua se edhe zonat më arkaike nga ana evolucionare janë në realitet jashtëzakonisht komplekse.

Harta gjithnjë e më e detajuar e trurit të njeriut do të shërbejë gjithashtu për të kuptuar më mirë se cilat qeliza janë më të prekura nga mutacionet specifike, që shkaktojnë sëmundje neurologjike si Alzheimer ose Parkinson.

Leave a Reply

Your email address will not be published.