/

I shpëtohet jeta 75-vjeçarit, ShSKUK: Është bërë një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive

Shërbimi Splitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se reagimi i shpejtë dhe profesional i QKUK-së, ka bërë që 75 vjeçarit t’i shpëtohet jeta.

“Pacienti kishte ardhur në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pasi kishte pësuar infarkt akut të miokardit, gjendje pas implantimit të CRT, Cardiomyopathy Dilatativa, Insuficiencë e avancuar kardiake, si dhe sëmundje e sheqerit”, thuhet në njoftim.

Fillimisht pacientit i ishte bërë Koronarografia dhe vërtetohet se ka ngushtime (stenoza) të avancuara të arterieve koronare, duke përfshirë edhe trungun e përbashkët (left main).

Për shkak të kompleksitetit së sëmundjes kardiake (zemër e dilatuar, me fraksion ejeksioni rreth 25%, me pajisje sinkronizuese të zemrës – CRT të implantuar me herët), konziliumi kardiologë- kardiokirurgë vendosi për stentimin e trungut të përbashkët (unprotected left main coronary artery disease), pasi që pacienti ka rrezikshmëri të lartë për operacion të hapur (by-pass).

“Stentimi i kryer në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është trajtuar me sukses stentimi i LM-LAD tek pacienti 75 vjeç, dhe kjo paraqet një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive”, thuhet tutje në njoftim.

Mes të tjerash thuhet se trajtimi i tillë bëhet vetëm në qendrat e njohura të kardiologjisë invazive në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.