Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku e ka thënë ministrit të Financave Hekuran Muratit “që mos të iu fyejë inteligjencën”.
Kjo pasi Murati ka deklaruar se pagat e dhjetorit për sektorin publik kanë dalë, duke kërkuar që të festohet me produkte vendore.
Por Çitaku e ka pyetur Muratin se “nuk i kanë rritur rrogat përkundër rritjes së çmimeve”.
”Ministri paska thënë festoni me produkte vendore se kanë dalë pagat. Ministër, a e din sa na kanë ardhë faturat e rrymës? A ke ide sa është shkalla e inflacionit? A e din sa kushton sot një kilogram djath?”.
A e din që nuk i keni rritë pagat, përkundër rritjes së çmimeve? Mos na e fyeni intelegjencën. Ne festojmë se e duam Kosovën, dhe e dimë që Kosova do të bëhet më mirë. Vitin që vjen. Me ju jashtë qeverisjes”, ka shkruar Çitaku në Facebook, të enjten.