Ambasadori Ajeti, shqiptari i fundit që e takon Mbretëreshën e Danimarkës, pas pak ditësh fronin e merr djali i saj

Ambasadori jorezident i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës, dr. Faruk Ajeti i shoqëruar nga bashkëshortja Resmije Kurbogaj-Ajeti, morën pjesë në pritjen vjetore të Vitit të Ri të organizuar nga Shkëlqesia e Saj Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II, për shefat e misioneve diplomatike në Kështjellën Christiansborg në Kopenhagë.

Ky organizim madhështor ishte pritja e fundit e organizuar nga Mbretëresha, e cila pas 52 viteve shërbimi të jashtëzakonshëm për Mbretërinë e Danimarkës, do t`ia kalojë fronin më 14 janar djalit të madh të saj, Princit të Kurorës Frederik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.