Kryeministri Albin Kurti ka reaguar edhe njëherë pas vendimit të qeverive në Kosovë dhe Serbi për heqjen e stikersave nga targat e veturave.
Kurti këtë e quajtur ‘respektim të sovranitetit’, duke thënë se kjo ia bën jetën më të lehtë njerëzve në të dyja vendet, në vend të preteksteve për agresion.
“Respektimi i sovranitetit të njëri-tjetrit është çelësi për ta bërë jetën më të lehtë të njerëzve në vend të preteksteve për agresion. Qeveria jonë ka reciproke vendimin e qeverisë së Serbisë, duke lejuar hyrjen e targave serbe në Kosovë pa afishe, ashtu siç hyjnë lirisht targat e Kosovës në Serbi”, ka shkruar Kurti në platformën “X”