Albion Rrahmani është rikthyer me gol tek skuadra e Rapid Bucurestit, me skuadrën rumune që zhvilloi një miqësore gjatë ditës së sotme.
Rrahmani shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 75’të për ta barazuar rezultatin në 2 me 2 ndaj Sakaryasporit.
Në këtë ndeshje debutuan edhe dy lojtarët tjerë kosovarë, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi.