Kush është Beckenbauer, të cilit Kosova para 12 vitesh i kërkonte ndihmë të bëhej pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s

Legjenda e futbollit, Franz Beckenbauer ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Tifozët e futbollit, edhe ata që nuk e kanë parë lojën e tij, do ta kujtojnë “Perandorin”.

Beckenbauer kishte qenë në Kosovë në mars të vitit 2011, ku ishte pritur nga presidenti i atëhershëm, Behgjet Pacolli.

Si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që ishte, atij i kërkohej ndihmë për anëtarësimin e Kosovën në UEFA e FIFA. Në takim kishte qenë edhe ministri i Sportit atëherë, Memli Krasniqi.

“Presidenti Pacolli e falënderoi z. Beckenbauer për vizitën në Kosovë, ku ai është i njohur si legjendë e futbollit gjerman dhe botëror, por edhe si një përkrahës i madh i sportit dhe sportistëve kosovarë. Ai kërkoi nga legjenda Beckenbauer që të bëjë çka do që është në mundësitë e tij që të ndihmojë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës, sidomos të futbollit, për ta bërë futbollin e Kosovës pjesë të UEFA-s dhe të FIFA-s”, thuhej në njoftimin e Presidencës për atë takim.

Pacolli i kishte folur Beckenbauer se donin ta ngrisnin imazhin e shtetit dhe se “Kosova ka potencial”.

Nga ana e tij, Beckenbauer, pasi kishte thënë se ndihej i nderuar që po e vizitonte Kosovën për herë të parë. Ai pati thënë se nuk është një politikan por një sportist dhe që është i njoftuar me zhvillimet në Kosovë në të kaluarën dhe në të tashmen.

Për kërkesën për anëtarësimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA, Beckenbauer theksonte se në një takim të kësaj organizate, është vendosur që çështja të kalojë për trajtim së pari në UEFA, ndërsa nga ana e tij ai thoshte se do të bënte gjithçka që ta ndihmojë sportin e Kosovës që të ecë përpara drejt ndërkombëtarizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.