Policët me armë të gjata, ministri Krasniqi dhe kryetari Hetemi “s’e lëshojnë fronin” në Leposaviq

Ministri i Administrimit të  Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka vizituar sot në zyren e tij kryetarin e Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi.

Hetemi ka publikuar një foto dhe një video,  lidhur me vizitën që ka pasur sot në komunë.

Në foton e publikuar nga Hetemi, përveç  Krasniqit në zyren e tij shihen dhe pjestarët e Njësisë Speciale të policisë së Kosovës, të armatrosur deri në “dhëmbë“.

Por si duket kryetari i ka rënë pishman për publikimin e kësaj fotografie, pasi që pak minuta më pas fotografia e cila ishte përcjellë dhe me një këngë patriotike, është fshirë nga Facebook-u i kryetarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.