Puna në nënkalimin e veturave dhe këmbësorëve pranë Stacionit Policor në Ferizaj, po vazhdon me një dinamikë të shpejtë.
“Projekti ka filluar në janar të vitit 2023. Në bazë të planit dinamik dhe kontratës, do të duhej të përfundonte në vitin 2025. Por kompania është duke e kryer punën me dinamikë dhe ritëm më të lartë dhe ka mundësi që projekti të përfundojë në vitin 2024. Ka mundësi të përfundojë para kohës së paraparë”, tha Aliu.
Aliu thotë se vlera e projektit është rreth 7 milion euro.
Aliu madje e quan këtë projekt një vepër arti.
“Ky projekt është i rëndësisë së veçantë, për faktin se është dëshmuar dhe me projektin e nënkalimit kryesor që mbi të gjitha jep siguri, jep funksionalitet dhe bënë zgjidhje urbane. Po ashtu bënë dhe një transformim shumë të madh, siç është bërë viteve të fundit në Ferizaj. Mbi të gjitha paraqet dhe një lloj kryevepre, sepse paraqesin dhe vepra arti, është shumë dimensional. Krahas zgjidhjes ne jemi munduar të bëjmë dhe vepra të tilla infrastruktorore, që janë dhe art në vete, por pikënisja ka qenë siguria”, tha Aliu.
Nënkalimet të cilat janë ndërtuar në Ferizaj, sipas Aliut kanë dhënë siguri.
“Po t’i vizitoni nënkalimet në Ferizaj, ato paraqesin dhe vepra arti. Janë të punuara cilësisht dhe janë shumë të bukura, krahas efekteve shumë dimensionale. Por mbi të gjitha qëllimi im ka qenë siguria. Dedikimi im ka qenë për emergjencat dhe per personat me nevoja të veçanta, sepse jam shumë i lumtuir që personat me nevoja të veçanta tani kalojnë në nenkalim me siguri maksimale”, tha ai.