Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se mbi 130 mijë qytetarët, shumë prej të cilëve vizitorë nga vende të ndryshme vizituan kryeqytetin në 10 ditët e fundit të dhjetorit të vitit 2023.
Ai ka thënë se me këto shifra, dëshmohet se sa vibrant e i ngrohtë është kryeqyteti për festa.
“Në Prishtinë, këtë vit në hapësirat publike, hapësirat e qytetarëve, do të vazhdojmë me intervenimin në shtimin e gjelbërimit, krijimin e këndeve për fëmijë, shtimin e ndriçimit publik dhe rregullimin e disa prej tyre me kalldrëm.
Do të organizojmë super festivale, koncerte, lojëra e shumëçka tjetër, për të sjellë momente të veçanta për të gjithë ne, sepse kemi projekte me të cilat do t’ua kthejmë hapësirat publike qytetarëve”, u shpreh Rama në një postim në Facebook.