/

KESCO: Vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit

Kompania kosovare për furnizim me energji elektrike ka deklaruar se 400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët, teksa ka shtuar se 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€.

Në një postim në Facebook, KESCO-s ka sqaruar se ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit.

 

”400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët. 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€. Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër. Edhe ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje. Ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit”, thuhet në njoftimin e KESCO-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.