Ja sa është shuma e parave që përfiton secila parti nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024.

Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,800,000.00€.

Nga kjo ndarje më së shumti përfiton Lëvizja Vetëvendosje ku shuma totale për këtë subjekt është 2 milionë e 280 mijë euro. Pas VV-së është Partia Demokratike e Kosovës e cila përfiton 760 mijë euro, Lidhja Demokratike e Kosovës 640 mijë, Lisa Serbe 360 mije, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 320 mijë e kështu me radhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.