/

Sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur, arrestohet një burrë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Mitrovicë, meqë i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar  në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Mitrovicë  12.01.2024-01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre  të mitur. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, kujdestar i dyshuari është dërguar  në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.